Udinese ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Romës në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Serie A.
Vendasit e Udineses i janë kthyer fitores në Serie A pas shtatë ndeshjeve, duke e mposhtur një kundërshtar të fortë si Roma.
Goli i vetëm në këtë fitore të klubin nga Dacia Arena u shënua në minutën e 54-të nga sulmuesi Rodrigo De Paul.
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte portieri vendas Juan Musso, i cili u vlerësua me notë 8.8, ndërsa nota më e ulët shkoi për Juan Jesus e Justin Kluivert, të cilët u notuan me 6.1.
Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe mesfushori me prejardhje shqiptare, Valon Behrami, i cili pati paraqitje të mirë duke qenë lojtari më i vlerësuar në mesfushë me notë 7.4. /Telegrafi/
Udinese:
Roma: