Udhëtoi mbi 11 mijë kilometra për të takuar idhullin e tij, takimin emocionues i tifozit me Myrto Uzunin
Një djalosh i ri ka udhëtuar plotë 11.609 kilometra, nga Argjentina në Spanjë, për të takuar yllin shqiptar të Granadas, Myrto Uzuni.
Granada fitoi të martën mbrëma me rezultat 4-1 ndaj FC Cartagena SAD në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të La Liga 2.
Lojtari më vendimtar dhe më meritor i kësaj fitore të vendasve padyshim se ishte sulmuesi shqiptar, Uzuni, i cili shënoi tri gola apo het-trik.
Përveç gëzimit që erdhi nga golat, Uzuni pati edhe një gëzim tjetër pas ndeshjes, ku u takua me një tifoz të veçantë.
Një djalosh i ri kishte udhëtuar mbi 11 mijë kilometra për të takuar Uzunin dhe takimi mes tyre ishte vërtet emocionues.
“Santi udhëtoi 11.609 km për të parë Granadën e tij dhe për të takuar Myrto Uzunin”.
“Nga Tucumnn në Los Carmenes për të përmbushur ëndrrën e tij”, shkruan në postimin e Granadas, ku i është bashkangjitur edhe video emocionuese. /Telegrafi/


