Site icon Telegrafi

U zëvendësua ndaj Real Betisit dhe shqelmoi shishet e ujit – a e kishte Modric me Ancelottin?

Luka Modric bëri një postim në X (ish-Twitter) pasi luajti 70 minuta në ndeshjen e xhiros së 16-të të kampionatit spanjoll ndërmjet Real Madrid dhe Betis (1-1) të shtunën.

“Është mirë që u ktheva. Le të vazhdojmë. Hala Madrid”, ka shkruar mesfushori, i cili ishte kapiten kundër Betis.

Reprezentuesi kroate është inatosur kur ka dalë nga fusha dhe ka shkelmuar shishet e ujit. Trajneri Carlo Ancelotti e zëvendësoi me Dani Ceballos dhe trajneri italian u pyet pas ndeshjes se çfarë ndodhi. Ai u përgjigj vetëm shkurt: “Nuk e di çfarë ka ndodhur”.

Lexo po ashtu Marcelo: Modric nuk e meritonte Topin e Artë? Kjo është e marrëzi

Ndeshja me Betis ishte një rikthim për Modric pasi humbi dy për shkak të përdorimit të tepërt të muskujve të kofshës së këmbës së majtë. Ishte paraqitja e tij e 17-të këtë sezon, por Ancelotti nuk e konsideron më lojtar kyç, por vendin e tij e zunë yjet e rinj si Aurelien Tchouameni, Eduardo Camavinga, Federico Valverde dhe Jude Bellingham, si dhe Toni Kroos dhe Dani Ceballos.

Megjithatë, duke qenë se Reali ka probleme me lëndimet, Modric shpesh luan në ekipin e parë. Mediumi spanjoll “Defensa Central” raporton se Modric nuk ishte inatosur me Ancelottin kur u largua, por me veten e tij sepse gaboi me disa pasime dhe gjuajtje.

“Lëvizja e Modric nuk ishte e drejtuar kundër Ancelottit dhe ai i tha të gjitha këto para se të kthehej në Madrid”, bën të ditur mediumi spanjoll, ndërsa statistikat tregojnë se Modric kishte 92 për qind të pasimeve të sakta. /Telegrafi/

Exit mobile version