Miqësia e Kate Winslet dhe Leonardo DiCaprio do të vazhdojë, pavarësisht distancës apo kohës.
Kur dy aktorët fitues të Oskarit u ribashkuan në Los Angeles pas gati tre vjetësh për shkak të pandemisë Covid-19, ishte emocionale.
“Nuk mund të ndaloja së qari. Unë e njoh atë për gjysmën e jetës sime!Nuk kemi pasur një shans për të ngrënë darkë ose për të pirë një kafe dhe një takim. Nuk kemi mundur. të largohemi nga vendet tona. Si shumë miqësi në mbarë botën, na ka munguar njëri-tjetri për shkak të Covid-it”, tha Winslet për “The Guardian”, shkruan CNN.
Të dy fillimisht luajtën së bashku si Jack dhe Rose në filmin “Titanic” të vitit 1997 dhe më vonë si burrë e grua në filmin “Revolutionary Road” të vitit 2008.
Ajo gjithashtu ka folur edhe për atë se sa të rinj kanë qenë kur kanë filmuar “Titanic”.
“Unë mbusha 21 vjeç në atë xhirim dhe Leo 22”, tha ajo.
Winslet, tani 46 vjeç dhe DiCapario, 47 vjeç, kanë shënuar arritje të mëdha tash 25 vitet që kur u takuan në filmin që i bëri të njohur.
“Ai është miku im, miku im shumë i ngushtë. Ne jemi të lidhur për jetën”, ka thënë Winslet për DiCaprio. /Telegrafi/