Një zyrtar policor është sulmuar nga një tufë e qenve endacakë dhe për t’i shpëtuar sulmit dhe lëndimit ka qenë i detyruar të përdorë armën zyrtare, me ç’rast kishte shkrepur një plumb.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 09:38, në Vushtrri.
Tutje bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë.
“Nga shkrepja e armës nuk është rrezikuar askush. Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë..”, thuhet në raport.
Ndërkaq, lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar si dhe Inspektorati i Policisë së Kosovës (IPK). /Telegrafi/