Site icon Telegrafi

U rrëzua nga shkallët? Publikohet një fotografi e Egla Cenos gjatë vizitës mjekësore në spital

Ledion Liço paralajmëroi në “Post Big Brother” se Egla Ceno kishte pësuar një incident të vogël.

Thuhet se fituesja e këtij edicioni ka rënë nga shkallët para se të niste transmetimin.

Kryefjala në ndërkohë ka publikuar një fotografi të aktores gjatë vizitës së saj mjekësore.

Foto: Kryefjala

Duket se Egla është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se nuk ka ndonjë lëndim serioz.

Lexo po ashtu Egla Ceno zbulon nëse është thirrur në gjyq nga Saimir Kodra pas deklaratës që bëri në Big Brother

Ajo u shpall fituese e edicionit të tretë të Big Brother duke fituar plot 100 mijë euro.

Foto: Screenshot/YouTube

Në vend të dytë u rendit aktori Julian Deda, kurse në vendin e tretë Romeo Veshaj.

Ceno u shpreh e lumtur dhe se nuk e besonte faktin se u shpall fituese. /Telegrafi/

Exit mobile version