Një baba në Beech Grove të Indiana fillimisht u akuzua për neglizhencë, pasi policia amerikane njoftoi se fëmija që mbante në dorë revolen e mbushur u filmua dhe transmetua drejtpërdrejt në televizion.
E pas intervenimit të policisë, 45-vjeçari Shane Osborne u arrestua të shtunën mbrëma në apartamentin e tij në Beech Meadow, transmeton Telegrafi.
Policia bëri të ditur se i biri i Osborne mbante në dorë revolen e mbushur, duke qëndruar në korridorin e kompleksit banesor.
Fqinjët thanë se fëmija po mbante dorën lart – madje vazhdimisht e kishte të vendosur gishtin në këmbëz.
E gjithë kjo u kap nga kamera dhe u transmetua në televizione, kurse policia intervenoi menjëherë duke u shfaqur në apartamentin e burrit.
Policia konfirmoi se ka konfiskuar një revole 9 milimetërshe me 15 plumba në karikator. Ndërkaq babai i tij pritet nesër të shfaqet në bankën e të akuzuarve. /Telegrafi/