Një grua e cila ishte raportuar e zhdukur është gjetur dhe dyshohet se është sulmuar seksualisht nga një person.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 12:55, në Gjakovë.
Tutje bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “sulm seksual”, ndërkaq viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Gjakovë 18.11.2024-12:55. Lidhur me rastin është raportuar se më 19.11.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale ‘Sulm seksual’ ndaj viktimës femër kosovare e cila ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Ndërkaq, rasti është cilësuar si “person i zhdukur dhe sulm seksual”, dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/