Site icon Telegrafi

U përzu nga Barcelona, djali i Ronaldinhos transferohet te klubi anglez

Djali i Ronaldinhos, 19-vjeçari Joao Mendes i dha fund aventurës së tij me Barcelonën dhe gjeti një klub të ri në Angli.

Si djali i një prej magjistarëve më të mëdhenj të futbollit të të gjitha kohërave, Joao Mendes mbërriti në Barcelonë verën e kaluar dhe priteshin gjëra të mëdha prej tij.

Megjithatë, ai shpejt e kuptoi se nuk kishte vend për të në klubin katalunas dhe kjo ishte padyshim e qartë në muajin prill, kur në vend që të luante një ndeshje me ekipin e tij, ai punoi si kameraman dhe filmoi ndeshjen.

Në fillim të këtij sezoni, Barcelona e largoi atë dhe nuk iu desh shumë kohë për të gjetur një klub të ri.

 

Mendes, i cili luan si sulmues, si babai i tij i famshëm, është transferuar te Burnley në Championship, me të cilin ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare.

Do të shohim nëse Burnley mendon se Mendes mund t’i ndihmojë ata të kthehen në Ligën Premier, apo nëse është thjesht një marifet marketingu.

Pa dyshim, minutat e Mendes do të na tregojnë se për çfarë bëhet fjalë. /Telegrafi/

Exit mobile version