Lois Openda ka kompletuar transferimin këtë verë nga skuadra franceze Lens te ajo gjermane RB Leipzig.
Megjithatë sulmuesi belg në xhiron e parë të Bundesligas është bërë viral për një nga huqjet më të mëdha në elitën e futbollit gjerman.
Ishte minuta e 74-të e ndeshjes, kur Opendas pa pritur i erdhi një top teksa porta ishte bosh dhe u ngatërruar me topin. Por topi nuk iu largua nga këmbët dhe lojtarit i erdhi një tjetër mundësi, por sërish në portën bosh ai goditi vetëm shtyllën.
Kaq ka mjaftuar që ky rast dhe dy huqjet e sulmuesit belg të bëhen viral në rrjetet sociale.
Leverkusen fitoi takimin ndaj Leipzig me rezultat 3-2 dhe nëse Openda do të ishte më i zgjuar në atë moment do t’i siguronte një pikë skuadrës së tij.
Vlen të theksohet se sulmuesi belg realizoi golin e dytë në këtë sfidë, por nga një hero i mundshëm ai u shndërrua në fytyrën tragjike tek tifozët e Leipzig. /Telegrafi/
Lois Openda more like Lo-miss Open-goal amirite https://t.co/SxJ51YDj4J
— Jayson (@jasonwithawhy) August 19, 2023