Site icon Telegrafi

U ndan, por Xhuli dhe Atdheu nuk i ndalin provokimet me njëri-tjetrin

Big Brother VIP Kosova ka marr vëmendje të madhe dhe banorët janë bërë persona që komentohen për pothuajse secilën lëvizje që bëjnë.

Dy banorët që së fundmi kanë qenë në fokus janë Xhuli Nura dhe Atdhe Xharavina, kjo sepse ata edhe krijuan një lidhje romantike.

Pas hyrjes së Atdheut në BBVK vetëm pak javë më parë ai dhe Xhuli u panë të afërta dhe brenda një kohë të shkurtër shkëmbyen puthjen e parë.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

Por, kur dukej se dyshja kishin krijuar një lidhje dashurie gjërat rrodhën ndryshe dhe në spektaklin e fundit ishte Atdheu ai që tha se po i ndan rrugët me Xhulin.

Një histori e komplikuar me një person jashtë shtëpisë që ka lënë Xhuli, bëri që Atdheu të distancohej nga ky raport.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

Ndonëse Xhuli është parë e lënduar nga kjo ndarja, mbrëmë (e diel) ata kanë vazhduar të ngacmohen bashkë.

Lexo po ashtu Xhuli po e vuan ndarjen nga Atdheu, shfaqet duke qarë ndërsa qëndron e vetmuar në mes të borës jashtë në oborr

Teksa Xhuli u shpreh se nuk ka ndjenja më për të, Atdheu iu afrua për ta puthur për të dëshmuar nëse ajo që tha ishte e vërtetë.

Megjithatë, mbetet të shihet në vazhdim nëse ata do të gjejnë një gjuhë të përbashkët për t’u rikthyer në krahët e njëri-tjetrit. /Telegrafi/

Exit mobile version