Site icon Telegrafi

U ndalua në Serbi për një kartelë të UÇK-së, lirohet shtetasi i Kosovës

E plotësuar: Shtetasi i Kosovës, Kushtrim Bytyqi, i cili ishte arrestuar të dielën në kufirin Kroaci-Serbi është liruar.

Këtë e ka bërë të ditur avokati Xhevdet Smakiqi.

“Para nja 40 minutash jam kontaktuar nga MPJD-ja zyrtari i shtetit dhe e kam njoftuar me detajisht. Por që për fatin e mirë edhe pse këto arrestime të trashëgimtarëve, të pjesëtarëve të UÇK-së duhet të marrin fund nga Serbia. Familja Bytyqi ka njoftuar se Kushtrim Bytyqi para pak çasteve është liruar dhe po vjen ne Kosove”, ka thënë Smakiqi.

***

Shtetasi i Kosovës arrestohet në Serbi, pasi kishte me vete kartën e babait veteran i UÇK-së

Avokati, Xhevdet Smakiqi ka njoftuar se është arrestuar një shtetas i Kosovës në kufirin Kroaci-Serbi gjatë të dielës rreth orës 11:40.

Sipas avokatit Smakiqi, bëhet fjalë për Kushtrim Bytyqin nga Fushë Kosova, i cili u arrestua derisa po kthehej në Kosovë nga Gjermania.

Sipas famlijarëve të Kushtrim Bytyqit, ai ishte arrestuar pse i kishin gjetur kartën e veteranit të babait të tij si pjesëtar i UÇK-së po ashtu i janë sekuestruar sende personale dhe të hollat në kuletën e tij.

“Familja Bytyqi është në ankth pasi që përveç njoftimit në momentin e ndalimit nuk ka asnjë kontakt se ku po mbahet djali i tyre Kushtrim Bytyqi”, ka njoftuar avokati Smakiqi.

Smakiqi tutje ka thënë se Serbia duhet ta ndalojë torturimin e qytetarëve nga Kosova.

“Në emër dhe si avokat i familjes Bytyqi përmes këtij postimi kërkoi nga Ministria e Jashtme e Kosovës që përmes rrugëve diplomatike të ndërmarrë të gjitha veprimet për të kuptuar se ku po mbahet shtetasi i Kosovës Kushtrim Bytyqi, dhe që ai të lirohet sa më shpejtë”, theksoi ai.

Exit mobile version