Telegrafi

U mbyll me sukses edicioni i parë i Festivalit dy-ditor Global Shqiptar i Gastronomisë në Berlin

U mbyll me sukses edicioni i parë i Festivalit dy-ditor Global Shqiptar i Gastronomisë në Berlin , panairi me i madh shqiptar i gastronomise jashte vendit, i cili përfshiu panairin tregtar, prezantime, diskutime frymezuese, promovime dhe degustime te shijshme të ushqimeve tona tradicionale.

Cilësia e produkteve dhe shërbimeve shqiptare u shpalosën më së miri përmes pjesëmarrjes së 110 kompanive nga të gjitha trevat dhe diaspora shiptare, ku prodhues, biznese e agrobiznese prezantuan me krenari produktet e shqiptare në sofrën globale

Ky festival gjithë-përfshirës u finalizua me një mbremje gala, ku u ndanë cmime për gastronomët e suksesshëm shqiptarë kudo në botë. Në tre kategoritë e cmimeve “ Athanas”, “Duart e Nënës” dhe “ Arritjet jetësore” kishte 11 gastronomë që u vlerësuan, ndër ta: z. Bruno Selimaj, z. Ekrem Bardha, z. z. Xhelil Musa, z. Ilir Seferi, z. Drital Alsela, z. Altin Prenga.

Tre mesazhet kryesore të festivalit ishin:

– Kompanitë shqiptare janë gati për tregun evropian dhe kanë investuar si në rritjen e sigurisë, edhe në cilësinë e produkteve. Forcimi i markave “ Made in Albania” apo “Made in Kosova” kërkon një përpjekje të përbashkët gjithëpërfshirëse;
– Gastronomët dhe sipërmarrësit e suksesshëm shqiptar u ftuan të kthehen dhe të investojnë në vendin e tyre ku u prezantuan një tërësi incentivash fiskale dhe programe subvencionimi. Qëllimi është që jo vetëm kapitali, por edhe “know-how” njohuritë e tyre t’i sjellin në vend;
– Në vitin 2024 ne duhet ta themi me krenari që jemi shqiptar, të hapim sa më shumë restorante me bazë kuzhinën shqiptare dhe t’ja u tregojmë atë botës. Psh. një pjatë e pare që mund të futej në shumë restorante italiane-shqiptare është pasta Arbëreshe, si një lidhje mes dy vendeve. Kjo do të promovonte jo vetëm ruajtjen e traditive kulinare, por edhe do të kurizone njerëzit të kërkojnë ku janë arbëreshët dhe cila është historia e tyre.

Festivali Global Shqiptar i Gastronomisë do të jetë një traditë e përvitshme e cila do të promovojë në cdo skenë ndërkombëtare potencialin kulturor dhe ekonomik të shqiptarëve. /Telegrafi/