Site icon Telegrafi

U lëndua ndaj Fenerbahces, mësohet sa kohë do të mbetet Antony jashtë fushave

Manchester United ka dhuruar një përditësim sa i përket gjendjes shëndetësore të Antony, i cili u largua i lënduar në ndeshjen ndaj Fenerbahces të enjten.

Është konfirmuar nga ‘Djajtë e Kuq’ se Antony ka pësuar një ndrydhje të kyçit të këmbës gjatë ndeshjes me Fenerbahcen, lëndim ky që do ta lë atë jashtë për ndeshjen ndaj West Hamit nesër (e diel).

Antony ishte larguar nga stadiumi me paterica, pasi dhimbjet e forta në kyçin e këmbës së majtë po i shkaktonin dhimbje të forta.

Erik Ten Hag fillimisht kishte thënë se United duhet të pres 24 orë për të kryer testet mjekësore, të cilat tashmë kanë dhënë rezultatin e tyre.

Reprezentuesi brazilian u fut nga banka rezervë në 20 minutat e para në barazimin 1-1, por në fund u detyrua ta lë fushën pas 17 minutave lojë.

“Ekipi i Erik Ten Hag do të përballet me West Hamin pa Antonyn, i cili ka humbur seancën stërvitore të shtunën për shkak të ndrydhjes së kyçit të këmbës në ndeshjen ndaj Fenerbahces”, thuhej në njoftimin e Unitedit.

Unitedi nuk ka dhënë ndonjë afat kohor të saktë mbi atë se kur do të rikthehet në fushë Antony, por që është e konfirmuar se do ta humbasë duelin ndaj West Hamit.

Duke marrë parasysh ndrydhjen e kyçit tek shumica e personave, atëherë në të shumtën e rasteve duhen të paktën gjashtë javë për t’u shëruar plotësisht./Telegrafi/

Exit mobile version