Të premten, u hap pika më e re e “Heb’s Fried Chicken” në Merdarë.
Kjo pikë hapi dyert e saj dhe do të t’i mirëpresë të gjithë mërgimtarët që vijnë nga rrugët e gjata për në atdhe duke u ofuar atyre ushqim të shijshëm dhe cilësorë me pulën më të mirë!
“Ka qenë një kërkesë e bashkëatdhetarëve tanë nga diaspora, është destinacioni i parë dhe i fundit edhe për të shkuar edhe për të ardhur”, tha ai gjatë prononcimit për Telegrafi-në.
“Në kuadër të Heb’s-it është edhe IP Petrol, ku bashkëatdhetarët mund të mbushin derivate, të vijnë të hajnë bukë dhe në fund të ëmbëlsohen në pikën më të re të Heb’s-it”, vazhdoi Dreshaj.
Nëpërmjet përkushtimit të tij për të ofruar ushqim dhe mikpritje të jashtëzakonshme, hapja e “Heb’s Fried Chicken” në Merdarë ka krijuar një përvojë vërtet të veçantë ngrënieje që ka rrëmbyer zemrat e klientëve që duan të çmallen dhe pushojnë teksa hyjnë në atdheun e tyre.
Pikëtakimi më i mirë për të pushuar dhe për t’i shijuar ushqimet menjëherë pas kufirit në Merdarë, “Heb’s Fried Chicken” , ju mirëpret me buzëqeshje dhe ju ofron mirëpritjen më të ngrohtë në atdheun tuaj!
Udhëtimi juaj ka lezet edhe më shumë kur e dini se cila është ndalesa juaj e parë pas kufirit!