Site icon Telegrafi

“U eliminuam për shkak të Theo Hernandez” – legjenda italiane e Milanit i ashpër me mbrojtësin që mori karton të kuq

Një nga golat më të shpejtë në historinë e Ligës së Kampionëve nuk i mjaftoi Milanit për të arritur në raundin e 16-të të kësaj gare.  

Goli i Santiago Gimenez pas vetëm 37 sekondash emocionoi “San Siron”, por një karton i dytë i verdhë për Theo Hernandez e prishi mbrëmjen.  

Më pas, goli i Julian Carranzas i dha goditjen përfundimtare Milanit.  Si rezultat, ëndrra e Milanit për një derbi të mundshëm kundër Interit apo Arsenalit ka përfunduar.

Milani po ashtu humbet 11 milionë euro të lidhura me kalimin në raundin tjetër. 

“Sonte, një goditje e pabesueshme për sezonin e Milanit. Unë nuk kam parë kaq shumë gabime në një ndeshje me nokaut me dy përballje për një kohë të gjatë”. 

Theo Hernandez tradhton Milanin – kuqezinjtë eliminohen nga Liga e Kampionëve  
Lexo po ashtu Theo Hernandez tradhton Milanin – kuqezinjtë eliminohen nga Liga e Kampionëve  

“ Ato nuk mund të pranohen apo justifikohen, veçanërisht Theo Hernandez duke pasur parasysh përvojën e tij”.  

“Ky ka qenë viti më i keq i karrierës së tij, dhe sonte ishte qershia në krye. Mund të themi me siguri se eliminimi i Milanit është për shkak të Theo Hernandez”, ka thënë Costacurta. /Telegrafi/  

Exit mobile version