Site icon Telegrafi

U eliminua si pasojë e veprimit me Gjestin, Anisa Veseli thotë se nuk është penduar

Foto: Screenshot/YouTube

Këngëtarja e njohur, Anisa Veseli, doli të premten e kaluar nga Big Brother VIP Kosova 3.

Ajo shkoi në një televotim direkt me Gjestin, pasi ky i fundit u fut bashkë me të në tualet.

E njëjta u eliminua, por në spektaklin e natës së sotme (e hënë) tha se nuk u pendua aspak.

Foto: Screenshot/YouTube

Artistja shqiptare thekson se ndihet e lumtur dhe se tani të gjitha gjërat po i ecin mirë.

Lexo po ashtu Anisa pas daljes nga Big Brother: Unë e kam sfiduar Gjestin që të hyjmë bashkë në tualet, jam krenare për veten

“Nuk jam penduar. Asnjëherë. Jam shumë e lumtur pranë familjes. Të gjitha gjërat po më ecin mirë”, u shpreh ajo.

Foto: Screenshot/YouTube

Ish-konkurrentja vlen të ceket se qëndroi për më shumë se një muaj në shtëpinë e famshme.

Tani ajo theksoi se do të vazhdojë me projekte të reja në muzikë. /Telegrafi/

Exit mobile version