Ylli amerikan, Christian Pulisic ka pretenduar se asistimi ‘perfekt’ i Mike Maignan ishte aksion që ata e kishin praktikuar gjatë seancave stërvitore në Milanello.
Jovic, Pulisic dhe Tomori shënuan golat për Rossonerët në fitoren me rezultat 3-1 ndaj Frosinones të shtunën mbrëma në kuadër të Serie A.
Ishte goli i Pulisic që ‘rrëmbeu’ titujt kryesorë të ballinave në Itali pas golit të bukur që shënoi në minutën e 50-të të ndeshjes duke dyfishuar epërsinë e Milanit.
Ish-sulmuesi i Chelseat mori një pasim të mirë nga Maignan dhe më pas shënoi pas një veprimi brilant që bëri.
The assist by Maignan. The first touch and finish by Pulisic. WHAT A GOAL 🔥 pic.twitter.com/QRVtTrq6Zi
— ESPN FC (@ESPNFC) December 2, 2023
Pas ndeshjes, 25-vjeçari sugjeroi se aksioni që rezultoi deri tek goli i tij, ishte diçka që skuadra e kishte praktikuar rregullisht gjatë seancave stërvitore dhe më në fund dha frytet e saj.
“Për mua, nuk është goli më i bukur që kam shënuar këtu, por natyrisht është një gol i mirë dhe jam i lumtur që kam kontribuar në fitoren e skuadrës. Ne stërvitemi shumë në këtë mënyrë, kështu që e dija se ai (Maignan) është në gjendje të bëjë një pasim të tillë”, kishte thënë Pulisic për DAZN pas ndeshjes.
“Është shumë e rëndësishme, ne po ndërtojmë një momentum në ligë dhe tani vetëm duhet të marrim një nga një të gjitha ndeshjet me shpresën që do të vazhdojmë të fitojmë”.
🇺🇸Christian Pulisic scores his fifth goal for AC Milan this season! pic.twitter.com/NEyrwBPtHf
— Pedro Rondon (@usasupersoccer) December 2, 2023
Pulisic po shijon jetën në Itali që kur u transferua tek Milani gjatë afatit kalimtar veror nga Chelsea.
Ai ka shënuar pesë gola në 17 paraqitje këtë sezon në të gjitha garat, katër më shumë se sa kishte shënuar gjatë tërë sezonit 2022/2023.
Pas fitores ndaj Frosinones, ata e kanë konsoliduar vendin e tyre në pozitën e tretë me katër pikë mbrapa liderit Juventus./Telegrafi/