Tyga dhe Avril Lavigne ditë më parë konfirmuan lidhjen e tyre të dashurisë.
Ata tashmë po kalojnë momente të bukura bashkë, gjersa së fundmi reperi ia ka bërë një dhuratë artistes së “Complicated”.
Ylli i “Rack City”, 33-vjeç, thuhet se ia kë blerë një gjerdan me diamant këngëtares 38-vjeçare.
Argjendari i famshëm me bazë në qytetin e Neë Yorkut, Eric Mavani, tha se zinxhiri përmban 50 karat diamante të zinj, të bardhë dhe safirë rozë.
Në gjerdan gjithashtu është i shkruar emri i Lavigne dhe një A në pjesën e punuar rozë.
Avril duket se e ka pëlqyer këtë dhuratë pasi e kishte vënë menjëherë në qafë në një dalje të çiftit të ri në Los Angeles.
Tyga – i lindur në Micheal Ray Stevenson – thuhet se i kërkoi Mavanit të bënte gjerdanin me porosi tre javë më parë – rreth kohës kur zëdhënësit e Lavigne konfirmuan për Page Six se ajo anuloi fejesën e saj me Mod Sun, 36 vjeç.
Lavigne dhe Tyga duhet theksuar se janë parë bashkë në disa evente të famshme.
Dyshja morën pjesë edhe në festën Mugler x Hunter Schafer, ku zyrtarizuan romancën e tyre duke ndarë një puthje dhe duke ecur dorë për dore përpara gjithë turmës. /Telegrafi/