Site icon Telegrafi

“Ty të kanë përzënë nga Greqia” – deklarata e Gertës që preku Laertin – reagon ashpër kundrejt saj

Laert Vasili dhe Gerta Gixhari kanë pasur një përplasje të fortë me njëri-tjetrin së fundmi.

Ka qenë gazetarja e cila e ka provokuar aktorin, teksa më pas debati i tyre agravoi.

Ajo i tha se e kanë përzënë nga Greqia, gjë që ka bërë Laertin të shpërthejë kundrejt saj.

I njëjti me tone të larta i është drejtuar konkurrentes: “Gëzoj nënshtetësi të plotë dhe është administrativisht dhe mua nuk më ka përzënë njeri, more vesh”.

Lexo po ashtu “Nuk është normale që një burrë 51 vjeç për 24 orë të puth tre burra” - banorët hedhin dyshime për orientimin seksual të Laertit

“Ti je shpifëse, ku e di ti që jam përzënë. Është hera e tretë që e thua. Ku e di ti që jam përzënë? Do mbash përgjegjësi, o karnavale”, tha mes të tjerash ai.

“O turpi i gazetarisë shqiptare. Mos fol për gjëra që nuk i di”, vazhdoi ai i mllefosur ndaj Gertës.

Kjo nuk është hera e parë që Gerta prek banorët në pika të dobëta dhe i bën t’i nxjerr jashtë vetes. /Telegrafi/

Exit mobile version