Site icon Telegrafi

Twitteri së shpejti me shërbimin për listimin e vendeve të lira të punës nga kompanitë

Twitter së shpejti do të ofrojë shërbimin për listimin e vendeve të reja të punës nga kompanitë që janë të regjistruara në këtë rrjet social.

fundmi, kompanisë Workweek i është dhënë qasje në funksionin e ri të postimit të vendeve të reja të punës, i cili u mundëson listimin e pozitave të reja në Twitter.

Ky rrjet social ka zhvilluar këtë opsion, pas blerjes së start-upit Laskie, që ishte blerja e parë e kompanisë që kur Elon Musk bleu Twitterin.

Vetë Musk ka aluduar për krijimin e një konkurrenti të LinkedIn, si pjesë e vizionit të tij për platformën, i cili gjithashtu mund të përfshijë më shumë elemente.

Twitteri ka zhvilluar tashmë një proces të plotë back-end për listimin e vendeve të punës , i cili do t’u mundësojë bizneseve të lidhin përdoruesit e interesuar nëpërmjet një ofruesi të palës së tretë.

Aktualisht kjo platformë sociale nuk ka dhënë një afat kohor zyrtar për lansimin e kësaj veçorie. /Telegrafi/

Exit mobile version