Site icon Telegrafi

Twitter shton opsionin për raportimin e mashtrimit të votuesve në procesin zgjedhor (Foto)

Rrjeti social Twitter, është aktivizuar në raport të mbrojtjes së votuesve, nga keq informimi dhe mashtrimi gjatë zgjedhjeve.

Në komunikatën e lëshuar, thuhet se me këtë mundësi, do të raportohen të gjitha manipulimet që mund të bëhen gjatë procesit zgjedhor, që do ta çorientonte votuesin, transmeton Telegrafi.

Kur raportohet ndonjë postime, atëherë shfaqet opsioni që tregon se ‘është manipulim i procesit zgjedhur’ dhe më pas postimi trajtohet nga sistemi i Twitter. Nëpërmjet këtij përditësimi, njësiti i sigurisë në këtë platformë, do ta ketë shumë më të lehtë të zbulojë informatat e rrejshme në fushata elektorale.

Duke u bazuar në përvojat e mëparshme, kur Twitter është përdorur nga individë apo grupe të ndryshme, për të mashtruar gjatë zgjedhjeve, tani do të ndryshojë ky trend. Rekomandimet se mund të votohet përmes mesazhit, apo për formën e votimit, që janë shpërndarë më herët, me ndryshimin e ri më nuk do të ndodhin.

Ky sistem do të përdoret fillimisht në zgjedhjet që zhvillohen në Indi më 25 prill, për të vazhduar më pas me 29 prill në zgjedhjet për Unionin Evropian. Formatin e njëjtë, Twitter do ta lansojë globalisht gjatë vitit që vjen. /Telegrafi/

Exit mobile version