Site icon Telegrafi

Twitter ndalon reklamat në Rusi dhe Ukrainë

Twitter Inc. tha se pezulloi të gjitha reklamat në Rusi dhe Ukrainë, duke kërkuar të sigurojë që postimet promovuese të mos dëmtojnë informacionin e sigurisë publike.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, kompania me bazë në San Francisko nuk do të shfaqë reklama në ato tregje, në një përpjekje për të kufizuar përhapjen e përmbajtjes mashtruese dhe abuzive.

Rusia nisi një agresion të Ukrainës herët të enjten, duke sulmuar nga veriu, lindja dhe jugu i vendit.

Trupat ruse po bombardojnë qytetet e Ukrainës, duke synuar të pushtojnë kryeqytetin, Kiev.

Twitter më parë tha se po “monitoronte për tregimet e shfaqura që shkelin rregullat e Twitter” si pjesë e përpjekjes së tij për të luftuar përmbajtjen problematike që vërshonte në internet gjatë një lufte.

Meta Platforms Inc., e cila zotëron rrjetet sociale Facebook dhe Instagram, gjithashtu kontrollon faktet dhe etiketon postimet nga organizatat shtetërore të medias ruse.

Si rezultat, Qeveria ruse tha më herët të premten se do të kufizojë pjesërisht Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version