BLAST Paris Major ka përfunduar fundjavën e kaluar, ku fitues dolën ekipi Vitality.
Pavarësisht se ishte i fundit ndonjëherë CS:GO Major Paris nuk arriti të thyejë asnjë rekord shikueshmërie, megjithatë do të mbetet ende si një nga turnetë CS:GO më të ndjekur të të gjitha kohërave.
Sa i përket shikueshmërisë, BLAST Paris Major ishte mw i dobwt nw krahasim me PGL Stockholm dhe Majorin tjetër PGL Antwerp.
PGL Stockholm qëndron në krye të listës me 2.7 milion shikues, pas tij vjen PGL Antwerp me 2.1 milion shikues dhe nw vendin e tretw eshte BLAST Paris Major me 1.5 milion.
Loja më e ndjekur e BLAST Paris Major ishte sigurisht finalja mes Vitality dhe GamerLegion , e cila arriti kulmin e lartpërmendur prej 1.5 milion shikuesve.
Në këtë turne u ndan çmime në vlerë 1.250.000 dollarë për skuadrat pjesëmarrëse. /Telegrafi/