Telegrafi

Turmerik, erëza me mijëra virtyte

Anila Mirdita
BioNatural Shop
www.facebook.com/BioNaturalShop

1) Sëmundjet e zemrës janë vrasësit më të mëdhenj në botë. Turmerik çon në përmirësime të ndryshme që ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Mund të parandalojë arteriosklerozën, e cila shkakton sulm në zemër ose goditje në tru.

2) Shëndeti i trurit – turmerik përkrah shëndetin e përgjithshëm të trurit, duke penguar përparimin e sëmundjes Alzheimer. Ngadalëson zhvillimin e sklerozës së shumëfishtë. Turmerik përdoret si një anti-depresant. Ndihmon në përmirësimin e kujtesës.

3) Kanceri është një sëmundje që karakterizohet nga rritja e pakontrolluar e qelizave. Turmerik mund të ndihmojë trajtimin e tij. Parandalon melanomën (kancerin e lëkurës), redukton rrezikun e leukemisë, frenon kancerin e gjirit nga përhapja në mushkëri, parandalon kancerin e prostatës dhe pengon rritjen e tij, parandalon metastazën (përhapjen e kancerit), si dhe kontribuon në vdekjen e qelizave kanceroze.

4) Tretja – turmerik redukton simptomat e fryrjes së zorrëve dhe gazrat; trajton dhe ndihmon tretjen e ushqimit.

5) Lehtëson Artritin – natyror kundër dhimbjeve. Inflamacioni është tepër i rëndësishëm. Mund të bëhet një problem i madh kur është kronik (afatgjatë) dhe shpërndahet në mënyrë të papërshtatshme ndaj indeve të trupit.
Vetitë anti-inflamatore të turmerikut janë të mëdha për trajtimin e osteoartritit dhe artritit reumatoid. Përveç kësaj, antioksidantët shkatërrojnë radikalet e lira që dëmtojnë qelizat e trupit.

6) Forcon imunitetin – turmerik përmban substanca antibakteriale, antivirale dhe antifungale, të cilat ndihmonjë stimulimin e sistemit imunitar të trupit. Një sistem i fortë imunitar zvogëlon mundësinë e prekjes nga sëmundjet.

7) Humbja e peshës – pluhuri turmerik mund të jetë shumë i dobishëm në mbajtjen e një peshë ideale trupore, duke bllokuar thithjen e yndyrës. Mjafton konsumimi i një lugë çaji me pluhur turmerik në çdo vakt.

8) Parandalon sëmundjet e mëlçisë – turmerik është një lloj detoksifikuesi natyror i mëlçisë. Forcon dhe përmirëson qarkullimin e gjakut. Të gjithë këta faktorë mbështesin shëndetin e mirë të mëlçisë.

Duke pasur parasysh përfitimet e shumta shëndetësore të turmerikut (shafranit të Indisë), kjo bimë e fuqishme duhet të jetë pjesë e dietës suaj ditore sepse është një nga gjërat më të mira që mund të bëni për të përmirësuar cilësinë e jetës tuaj. Megjithatë, turmerik nuk duhet të përdoret nga njerëzit që vuajnë nga gurët në tëmth. /Telegrafi/