Persona me temperaturë të lartë trupore, pneumoni dhe frymëmarrje të rënduar, presin para dyerve të qendrës për COVID-19 në spitalin “8 Shtatori”.
Ata thonë se nuk ua hapin dyert, derisa mjekët dhe motrat medicinale t’i pinë kafet.
“Kjo është në Covid-qendrën në ‘8 Shtatori’, është fantashkencë. Me udhëzim pres dy ditë nga tre orë për të më dhënë udhëzimin tjetër për rentgen, kam ngrirë dhe normalisht jam detyruar ta bëjë privat. Kjo është vetëm një pjesë e hororit të menaxhimit me pandeminë”, thotë Ana Jankulloska, e cila këtë mëngjes ishte para qendrës-covid.
Ajo tha se një grua në mënyrë vullnetare ka bërë fleta dhe i ka shpërndarë tek njerëzit, që sado pak të ketë rend.
“Në të njëjtin vend presin edhe njerëz me sëmundje tjera infektive, që do të thotë rrezik të njëjtë si corona. Këtu presin edhe për vaksina, tetanus dhe të ngjashme”, thotë Jankulloska./Telegrafi/