Dy turistë gjermanë kanë humbur në një tokë australiane pasi ndoqën udhëzimet nga Google Maps.
Philipp Maier dhe Marcel Schoene po udhëtonin nga Cairns për në Bamaga, por përfunduan në një park të mbyllur kombëtar.
Pas 60 kilometrave rrugë, vetura e tyre ka mbetur e bllokuar në baltë, përcjell Telegrafi.
Pa asnjë shërbim telefonik dhe furnizime të kufizuara, ata u detyruan të braktisnin automjetin e tyre dhe të ecnin për më shumë se një javë.
Gjatë rrugës, turistët janë përballur me kushte të vështira të motit, duke përfshirë stuhi dhe nxehtësi ekstreme, madje janë ndeshur edhe me një lum të mbushur me krokodilë.
Pas një jave ata u kthyen në qytetin e Coen ku arritën të kërkonin ndihmë.
Duket se kjo nuk është hera e parë që Google Maps i dërgon përdoruesit e saj në rrugë të gabuar.
Kjo pasi edhe disa muaj më parë një grup në Kaliforni u drejtua nga autostrada për në shkretëtirë nga aplikacioni. /Telegrafi/