Ky është momenti kur një balenë e madhe e Paqësorit goditi një varkë meksikane që po lëvizte me shpejtësi, duke i bërë pasagjerët e saj të “fluturonin në ajër”.
Si pasojë, disa nga turistët madje kanë pësuar lëndime.
Pamjet thuhet se vijnë nga brigjet e Meksikës, përcjell Telegrafi.
Incidenti ndodhi në brigjet lindore të gadishullit Baja California, një vendstrehim i famshëm turistik dhe një strehë për vëzhguesit e balenave nga e gjithë bota.
Autoritetet këmbëngulin se anijet turistike duhet të mbahen në një distancë të sigurt nga kafshët detare gjatë gjithë kohës. /Telegrafi/