Telegrafi

Tuna, pjesë e pandarë e ‘X Factor Albania’

Koha Jonë njofton se këngëtarja nga Maqedonia që la mbresë tek audienca dhe u bë pjesë e pandarë një vit më parë në ‘X Factor’, ku pas pranisë në panel u shfaq disa herë si e ftuar në netët e drejtpërdrejta të programit, këtë edicion do të jetë “me orar të plotë” në Tiranë për t’u bërë pjesë e pandarë e shout.

Tuna ka qenë e pranishme në panelin e jurisë gjatë audicioneve dhe do të jetë edhe gjatë netëve ‘të drejtpërdrejta’, ku sigurisht ekspresiviteti dhe natyrshmëria e saj do të jenë edhe më evidente. /Telegrafi/