Këngëtarja e njohur shqiptare, Altuna Sejdi – Tuna, ka qenë e ftuar së fundmi për të performuar në një mbrëmje muzikore në një nga diskotekat e Pejës.
Ajo është dukur tejet tërheqëse në paraqitjen e saj para publikut, ku u shfaq e veshur me një kostum rozë, që theksonte linjat e saj të trupit.
Kjo paraqitje vjen si frymëzim i momentit nga filmi “Barbie”, i cili është kthyer në trendin botëror të këtyre ditëve.
Vet këngëtarja shkupjane ndau me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa fotografi të reja, ku dukej më se tërheqëse e veshur me kostumin në ngjyrën rozë.
Flokët e saj prej biondeje, i jepnin asaj një pamje edhe më të ngjashme me atë të kukullës së famshme “Barbie” – rol i cili në filmin e ri me të njëjtin emër, e luan aktorja Margot Robbie.
“Sezoni i Barbie-t”, shkroi Tuna në mbishkrimin e këtyre fotografive, teksa mori pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit.
Tuna përndryshe duket të jetë mjaft aktive këtë verë me prurje muzikore e koncerte të shumta. /Telegrafi/