Këngëtarja e njohur shqiptare, Tuna Sejdi, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi në Afrikë.
Ajo ka zgjedhur ishullin e famshëm afrikan Zanzibar, për të kaluar disa ditë të mira pushimi larg aktiviteteve të përditshme.
Këngëtarja e cila është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, ka ndarë me fansat e saj në Instagram disa fotografi atraktive nga pushimet.
Mes të tjerash, ajo shfaqet e veshur me fustan veror transparent, duke vënë në pah të pasmet e saj, gjatë pushimit në një nga resortet luksoze të Zanzibarit.
Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale, artistja shkupjane ka bërë të ditur se ndodhet atje e shoqëruar nga fëmijët e saj.
Kjo nuk është hera e parë për Tunën që viziton Afrikën, pasi në vitin 2019 ajo kishte xhiruar një klip në atë kontinent.
Bëhet fjalë për këngën e saj shumë të pëlqyer nga publiku, “Amoni”, e cila është një krijim i Armend Regjepagiqit dhe Aida Barakut. /Telegrafi/