Alexis Sanchez është goditja e madhe e Marseille dhe këtë e ka thënë edhe trajneri Igor Tudor, i cili e ka krahasuar me Cristiano Ronaldo për mentalitetin e treguar, duke i dërguar mesazh edhe rivalit të përbetuar, PSG-së.
Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Nantes, trajneri kroat vlerësoi maksimalisht Sanchezin, duke thënë se pas dy seancave stërvitore, ka parë shumë të përbashkëta me yllin portugez Ronaldo.
“E kam stërvitur vetëm dy seanca dhe kam vënë re shumë ngjashmëri me Cristiano Ronaldon. Çdo njeri ka karrierën e tij, por kam parë të njëjtin dedikim për të punuar, si CR7-a dhe deri tani mund të them se janë konfirmuar fjalët e mira që më kishin thënë për të”.
𝗧𝗿𝗮𝗶𝗻𝗶𝗻𝗴 𝗵𝗮𝗿𝗱 and a first session for @Alexis_Sanchez 👀pic.twitter.com/v970bSu4Ha
— Olympique de Marseille 🇬🇧 🇺🇸 (@OM_English) August 11, 2022
“Jam i kënaqur që e kemi në ekip, pasi mund të shndërrohet në një pikë referimi. Do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen me Nantes, por nuk e kam vendosur ende a do të luajë nga fillimi”, ka thënë Tudor.
Më pas trajner kroat theksoi se sulmuesit kilian do t’i duhet pak kohë për të kapur ritmin e të tjerëve dhe për t’u përshtatur me filozofinë e lojës.
A new face during today’s session. 🇨🇱👀 pic.twitter.com/xJshFJkEXv
— Olympique de Marseille 🇬🇧 🇺🇸 (@OM_English) August 10, 2022
“Ne luajmë me tre sulmues dhe Alexis mund të bëjë çdonjërin prej roleve, pasi ka eksperiencën dhe cilësitë e duhura. Do t’i duhet rreth një muaj që të vijë në formën e tij më të mirë, megjithatë më ka pëlqyer gjithmonë angazhimi dhe dëshira e tij”, ka thënë Tudor.
Sanchez ka bërë karrierë me klube si Barcelona, Arsenal, Manchester United dhe Inter. /Telegrafi/