Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (Trusti) njofton se ka hapur konkurs për përzgjedhjen e shtatë kandidatëve për anëtarë të Bordit Drejtues.
Sipas njoftimit, konkursi i shpallur është për pesë anëtarë profesionalë, një anëtar përfaqësues të punonjësve dhe një anëtar përfaqësues të punëdhënësve.
Afati i fundit për aplikim për të gjitha pozitat është më 5 maj 2023.
Kujtojmë se nga 1 marsi i këtij viti ky institucion ka mbetur pa bord.
Lëvizjet e shpejta në investimet e Trustit gjatë kësaj periudhe kanë shkaktuar kritika nga opozita se në mungesë të bordit, Fondi i Kursimeve Pensionale nuk po arrin të tërheqë investimet nga tregjet financiare në rënie. /Telegrafi/