Site icon Telegrafi

Truproja e Messit shndërrohet në Usain Bolt me vrapimin e tij marramendës për ta mbrojtur argjentinasin

Truproja e yllit argjentinas, Lionel Messi, Yassine Chueko, ka befasuar të gjithë me shpejtësinë e tij, gjatë një vrapimi që kishte synim të mbronte ‘klientin’ e tij nga një djalosh që hyri në fushë gjatë ndeshjes.

Kishte diçka interesante në ndeshjen e fundit të Inter Miamit para pushimit ndërkombëtar.

Inter Miami ishte për vizitë në Toronto dhe fitoi 1-0, ndërsa ylli i parë i ndeshjes, si zakonisht, ishte argjentinasi Messi.

Lojtari më i mirë i të gjitha kohërave pa dyshim tërheq shumë vëmendje kudo që shfaqet, e kështu ka ndodhur edhe tani kur një tifoz kapërceu gardhin mbrojtës dhe shkoi për të bërë një foto me argjentinasin.

 

Nuk ka munguar edhe një video e truprojës së tij, Yassine Chueko, i cili u “transformua” menjëherë në sprinterin më të mirë të të gjitha kohërave, Usain Bolt, dhe arriti tek fansi i lartpërmendur për ta ndaluar atë nga plani i tij.

Ndryshe, Messi aktualisht ndodhet në grumbullimin e kombëtares së Argjentinës, e cila do të luajë dy ndeshje kundër Venezuelës dhe Bolivisë në kuadër të ciklit kualifikues për Kupën e Botës 2026. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version