Site icon Telegrafi

Trupat ruse futen me forcë në ndërtesën e këshillit të qytetit Kherson, thotë kryebashkiaku

Trupat janë tani në rrugët e qytetit jugor dhe kanë hyrë me forcë në ndërtesën e këshillit të qytetit, tha kryebashkiaku.

Igor Kolykhayev u bëri thirrje ushtarëve rusë të mos qëllojnë mbi civilët, raporton skynews.

Ai gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve që të ecin nëpër rrugë dhe mos të reagojnë.

“Ne nuk kemi Forca të Armatosura në qytet, vetëm civilë dhe njerëz që duan të jetojnë këtu!” tha ai në një deklaratë.

Rusia më herët pretendoi se kishte kapur Kherson, por kjo u mohua nga Ukraina. /Telegrafi/

Exit mobile version