Telegrafi

Trump i tha nipit ta linte djalin e tij me aftësi të kufizuara të vdiste, shkruan në librin e nipit të Trumpit

Donald Trump i tha nipit të tij se duhet ta linte djalin e tij me aftësi të kufizuara të vdiste, më pas “të lëvizte drejt Floridës”, shkruan nipi në një libër të ri, duke e quajtur komentin “të tmerrshëm”.

“Prit!”, shkruan Fred C Trump III. “Çfarë tha ai? Se djali im nuk më njeh? Se duhet ta lë të vdesë? A e tha vërtet këtë?”, pohoi ai në libër

Ky pohim tronditës përshkruhet në librin “All in the Family: The Trumps and How We Got This Way”, i cili do të dal në shitje gjatë javës së ardhshme, shkruan theguardian.

Të mërkurën në mëngjes, revista Time publikoi një pjesë të librit që detajonte fjalët e ashpra të Trumpit për nipin e tij të madh me aftësi të kufizuara.

Kjo erdhi disa ditë pasi anëtarët e familjes në konventën kombëtare republikane e portretizuan Trumpin si një gjysh dhe njeri “shumë të kujdesshëm dhe të dashur të familjes”.

Por, historia e familjes Trump është tejet e ndërlikuar.

Fred C Trump III është djali i Fred Trump Jr, vëllai më i madh i Donald Trumpit, i cili vdiq në moshën 43-vjeçare në vitin 1981. Një afarist i suksesshëm i pasurive të paluajtshme në New York, Trump III së bashku me bashkëshorten, Lisa janë aktivist për të drejtat e njerëzve me aftësi të kufizuara si djali i tyre, William.

Në vitin 2020, motra e Trump III, Mary Trump, botoi momoaret saja, “Shumë dhe kurrë mjaft: Si familja ime krijoi njeriun më të rrezikshëm në botë”, ku pohonte se sa I rezikshëm është Donald Trump. /Telegrafi/