Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për herë të dytë në pak ditë e ka përmendur marrëveshjen ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.
Trump tha se krerët e Kosovës dhe Serbisë pas arritjes së marrëveshjes ishin përqafuar në “Zyrën Ovale”, transmeton Klan Kosova.
Ai tha se kjo ishte një gjë e bukur ta shihje.
“Kosova dhe Serbia, ata po vriten për shumë vjet, thjeshtë po vriten mes vete. Janë disi si izraelitët dhe palestinezët. Pse po ndodhte një gjë e tillë? Kanë dallime, edhe dallime fetare”.
“Kështu që iu thashë: “Dëgjoni, të bëjmë marrëveshje, marrëveshje ekonomike. Erdhën në zyrën time, Zyren Ovale për të nënshkruar dhe ata po e përqafonin njëri tjetrin. Ishte gje e bukur ta shihje, shpëtuam aq jetë”, tha ai.
Deklaratën e presidentit të SHBA-ve mund ta dëgjoni nga minuta e dytë.
President Trump: "I should've gotten at least 7 or 8" Nobel Prize nominations. pic.twitter.com/TA1chFjM0a
— The Hill (@thehill) September 27, 2020