Site icon Telegrafi

Trump: Kanada mund ta mbajë himnin e saj si shteti i 51-të amerikan

Presidenti amerikan Donald Trump ka përsëritur dëshirën e tij që Kanadaja të jetë shteti i 51-të i SHBA-së, ndërsa deklaroi vendosmërinë e tij për të marrë Kanalin e Panamasë.

“Unë mendoj se Kanadaja, ju e dini, ata do të duhet të paguajnë tarifa për veturat, naftën dhe gazin dhe ata marrin 95% të produktit të tyre nga Shtetet e Bashkuara”, tha Trump.

“Unë mendoj se ata duhet të bëhen shteti i 51-të”, shtoi ai, shkruan AA.

Duke iu kthyer një loje ndërkombëtare hokeji në Montreal, ku kanadezët kënduan himnin e tyre, Trump tha: “Ne do të duhet të arrijmë një marrëveshje, sepse mua më pëlqen “O Canada” në rregull”, tha ai, duke iu referuar himnit kombëtar kanadez.

“Është një gjë e bukur. Unë mendoj se ne do të duhet ta mbajmë atë për shtetin e 51-të”, vazhdoi presidenti.

“Ne po shikojmë Grenlandën dhe duhet të rimarrim Kanalin e Panamasë”, përfundoi republikani. /Telegrafi/

Exit mobile version