Në ditën e 39-të si president i SHBA-ve, Donald Trump ka mbajtur takimin e tij të parë me anëtarët e kabinetit të tij.
E në këtë takim i pranishëm ishte edhe miliarderi amerikan Elon Musk i cili pothuajse udhëhiqte këtë takim, transmeton Telegrafi.
Megjithatë në një moment derisa Musk fliste para të pranishmëve, Trump e ndërpreu duke pyetur nëse dikush është i pakënaqur me Elonin.
On day 39 of his presidency, Trump held his first cabinet meeting, sharing the spotlight Elon Musk, and threatened to throw anyone out who objected to his presence.
US correspondents @Stone_SkyNews and @jamesmatthewsky discuss the stand-out moments ⬇️
— Sky News (@SkyNews) February 27, 2025
“A është dikush i pakënaqur me Elon, nëse kemi të tillë do t’i nxjerrim jashtë”, tha Trump me një dozë shakaje.
E ky moment u regjistrua nga mediat, kurse të pranishmit iu bashkuan Trumpit në disa momente shakaje duke qeshur të gjithë. /Telegrafi/