Site icon Telegrafi

Trump ia ndërpreu fjalimin kryeministrit britanik në konferencën për shtyp: Mjaft, faleminderit

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan Donald Trump ndërpreu fjalimin e kryeministrit britanik, Keir Starmer, i cili po qëndron në një vizitë dyditore në Shtetet e Bashkuara.

Incidenti ndodhi ndërsa lideri britanik po përgjigjej në një pyetje për kërcënimet e udhëheqësit amerikan se do ta bëjë Kanadanë shtetin e 51-të të SHBA-ve.

I kërkuan Starmerit nëse ai ose Mbreti Charles III-të ishin të shqetësuar për retorikën e Trumpit ndaj një anëtari të Commonwealth-it, në fund të vizitës në Shtëpinë e Bardhë, e cila përfshinte disa takime për tema si tregtia dhe lufta në Ukrainë.

Udhëheqësi britanik tha se tema e Kanadasë nuk ishte përmendur gjatë këtyre bisedimeve dhe po përpiqej të theksonte miqësinë historike ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-ve.

“Po përmendni Kanadanë. Mendoj se po përpiqeni të krijoni një ndarje mes nesh që nuk ekziston, ne jemi ndër popujt më të afërt dhe kishim një bisedë të shkëlqyer sot…”, nisi të thoshte Starmer. Trump e ndërpreu menjëherë me fjalët “mjaft, faleminderit” dhe kaloi te një gazetar tjetër.

Në përgjigje të akuzave të Trumpit në rrjetin social X, u shfaq profili Rapid Response 47, i cili është një nga profilet zyrtare të Shtëpisë së Bardhë. Rapid Response 47 ndau një video nga një kënd më i largët, ku shihet si presidenti amerikan shikon gazetarin ndërkohë që ndërpret kryeministrin britanik.

“Presidenti Trump ndërpreu gazetarin që donte të krijonte një ndarje mes dy liderëve, ju moronë”, shkruanin ata.

Në përshkrimin e profilit thuhet se ai është krijuar për të mbështetur agjendën e Trumpit “Amerika e para” dhe për “përgjigje të shpejtë” ndaj lajmeve të rreme. /Telegrafi/

Exit mobile version