Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump ka fituar Arizonën. Fitorja e Arizonës shënon një kontroll të plotë të Trump në shtatë shtetet e pavendosura dhe e çon numrin e përgjithshëm të votave të tij elektorale në 312, me 226 për zëvendëspresidenten Harris.
Trump siguroi 270 votat e nevojshme për t’u bërë president i zgjedhur me rezultatet e Wisconsin të mërkurën herët në mëngjes, transmeton Telegrafi.
Me fitoren e tij në Arizona, Trump ka rifituar të gjitha shtetet që Biden i ktheu në kolonën e demokratëve në vitin 2020: Arizona, Georgia, Pennsylvania, Wisconsin dhe Michigan. Ai gjithashtu ktheu Nevadan.
Republikanët janë afër marrjes së kontrollit të Dhomës së Përfaqësuesve, gjë që është thelbësore për zbatimin e qetë të politikave të presidentit të zgjedhur Trump.
Edhe pse votat janë ende duke u numëruar nga zgjedhjet e 5 nëntorit, republikanët kanë fituar me siguri 213 vende në Dhomën e Përfaqësuesve prej 435 anëtarësh.
Republikanët duhet të fitojnë pesë vende të tjera për të mbajtur kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe tashmë kanë mjaft vende të siguruara për të hequr kontrollin e Senatit të SHBA nga demokratët. /Telegrafi/