Ky truk do të kënaqë pjesëtaret e gjinisë më të bukur
Maskara për vetulla e mirë, vaj për rritje më të mirë, qerpikë mëndafshi, “1 me 1” – këto janë vetëm disa nga përpjekjet për të kornizuar sytë tanë me qerpikë të trashë.
Megjithatë, e gjithë kjo kërkon të shkoni rregullisht në sallone bukurie, gjë që ndikon ndjeshëm në buxhet.
Kjo është arsyeja e përjetimeve të ndryshme në mënyra të ndryshme, por ne kemi një truk për qerpikë më të gjatë që ia vlen shumë ta përdorni.
Gjithçka që ju nevojitet është vetëm pak pudër bebesh, transmeton Telegrafi.
Mund ta gjeni në çdo barnatore me një çmim të volitshëm dhe me të ju duhet vetëm një shkopth për pastrim veshi dhe maskara që përdorni zakonisht.
Procedura është e thjeshtë.
Siç bëni zakonisht, aplikoni një shtresë maskara në qerpikët tuaj, më pas aplikoni pudër pluhur bebeje në shkopthin e veshit dhe kaloni mbi qerpikët.
Vendoseni sërish maskarën dhe përsërisni procesin disa herë. Vetëm sigurohuni që të mbuloni plotësisht gjurmët e pudrës së bardhë në qerpikë. Rezultati do të jetë qerpikë tërheqës dhe të trashë. /Telegrafi/