Sezoni i ngrohjes ka filluar dhe është koha për të hequr qafe atë pluhur të bezdisshëm që është grumbulluar pas radiatorëve dhe mbi ta
Hazel Mckinnie, zbuloi një truk të madh në TikTok për heqjen e pluhurit të radiatorëve.
Në një video virale të fundit, Hazel zbuloi një metodë vërtet të thjeshtë për t’u marrë me papastërtitë e fshehura në cepat e radiatorëve.
Pastrimi i radiatorëve mund të jetë një punë e përditshme, por teknika e Hazel-it ka mahnitur ndjekësit e saj.
Në vend që të blejë një leckë të specializuar, ajo përdor një tharëse flokësh për të fryrë pluhurin e bllokuar në radiatorë, transmeton Telegrafi.
♬ original sound – The wee scotty cleaners
“Këtu është një këshillë e vogël për ju. Sa prej jush ka blerë lecka për pastrimin e pjesës së pasme të radiatorëve? Vë bast se shumë njerëz e kanë bërë, sepse edhe unë e kam bërë këtë, megjithatë…”
Kur 44-vjeçarja zbuloi trukun e saj, ajo shtoi: “Të gjithë kemi tharëse flokësh në shtëpi, apo jo?” Gjithçka që duhet të bëni është të merrni tharësen e flokëve dhe të fryni pjesën e pasme të radiatorit. Do t’ju fryjë të gjitha qimet, por edhe pluhurin”.
“Kjo do t’ju shpëtojë nga blerja e pajisjeve dhe leckave të reja të pakuptimta, kjo teknikë është e shpejtë dhe efikase”, shtoi ajo.
Përdoruesit e shumtë të TikTok-t nuk hezituan të ndajnë mendimet e tyre për këtë truk të thjeshtë. /Telegrafi/