Një burrë ka ndarë një truk gjenial në rrjetet sociale për të ndaluar derdhjen e ujit të vluar gjatë kohës kur zini makaronat.
Në shumicën e rasteve, ne ulim nxehtësinë, por në disa çaste situata na del jashtë kontrollit.
Por, ekziston një metodë shumë e thjeshtë se si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit, kur i përgatisni pastat.
@lifehack Mind blown 🧠🥶 #icecube #lifehack #lifehacks #science ♬ Epic Music – StudioKolomna
Trukun e ndau një përdorues në TikTok përmes llogarisë @lifehack.
Ai mori një kub akulli, të cilin e hodhi në tenxhere në kohën kur makaronat ishin në pikun e zierjes. Pas disa sekondave, filloi një absorbim marramendës i avullit që e ndalonte zierjen e tepërt.
“Nuk e kam besuar, kështu që mu desh ta provoja. U trondita me këtë”, tha përdoruesi. /Telegrafi/