Liverpooli ka marrë një goditje të madhe nga lëndimi i portierit të tyre kryesore Alisson Becker në fundjavën e kaluar.
Portieri i Liverpool, Alisson Becker, ka pësuar një goditje të rëndë pasi do të mungojë për shkak të një dëmtimi deri në pushimin e ardhshëm ndërkombëtar.
Ka qenë gazetari italian Fabrizio Romano që ka konfirmuar se The Reds do të jenë pa brazilianin deri në gjashtë javë.
“Portieri i Liverpoolit, Alisson do të mungojë rreth gjashtë javë pasi rezultatet e testeve të reja konfirmuan një dëmtim të kërdhokullës, siç pritej”.
🚨⛔️ Liverpool GK Alisson set to miss around six weeks after new tests results confirmed a hamstring injury, as expected.
Alisson will not return until after the next international break in mid-November, big blow for the Reds. pic.twitter.com/kKBAMY5Eqi
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) October 9, 2024
“Alisson nuk do të kthehet deri pas pushimit të ardhshëm ndërkombëtar në mes të nëntorit, goditje e madhe për Reds”, ka shkruar Romano.
Arne Slot do t’i drejtohet edhe një herë zëvendësit të besuar të Alisson, Caoimhin Kelleher për të zëvendësuar brazilianin, diçka që ai e ka bërë herë pas here.
Alisson do t’i humbas shtatë ndeshje mes Ligës Premier, Ligës së Kampionëve dhe EFL Cup. Ai do t’i mungojë Liverpoolit në sfidat ndaj, Chelsea, RB LEipzig, Arsenal, Brighton, Bayer Leverkusen,Aston Villa dhe Brighton në Kupë. /Telegrafi/