Site icon Telegrafi

Tronditet Arsenali, Odegaard pëson lëndim të rëndë dhe largohet nga fusha duke qarë

Kombëtarja e Norvegjisë e mposhti Austrinë me rezultat 2:1 në xhiron e dytë të Ligës B të Ligës së Kombeve.

Norvegjezët kaluan në avantazh në minutën e nëntë me golin e Felix Myhre dhe austriakët barazuan me Marcel Sabitzer në minutën e 37-të.

Erling Haaland i solli fitoren Norvegjisë në minutën e 80-të të lojës, por lajmi kryesor është lëndimi potencialisht i rëndë i kapitenit norvegjez Martin Odegaard në minutën e 65-të të ndeshjes.

Ai u largua nga loja në minutën e 67-të pas një dueli me Christoph Baumgartner.

Të dy po luftonin për topin dhe pas kontaktit me austriakun, Odegaard shkeli në mënyrë të sikletshme në këmbën e majtë dhe e ndrydhi kyçin e këmbës.

Lexo po ashtu Martin Odegaard e përshkruan bashkëlojtarin e Arsenalit si 'Messi'

Ai përfundoi në lëndinë me dhimbje të mëdha dhe u largua nga fusha me lot në sy.

Nuk dihet ende shkalla e dëmtimit, por e sigurt është që Odegaard do t’i humbas së paku ndeshjet ndaj Tottenham në fundjavë dhe Atalantas në mesjavën e ardhshme, derisa mbetet në dyshim për derbin ndaj Manchester Cityt më 22 shtator. /Telegrafi/

Exit mobile version