Arsenali është tronditur pasi kapiteni i tyre Martin Odegaard pësoi një lëndim në ndeshjen me Kombëtaren e tij Norvegjinë përballë Austrisë.
Mesfushori norvegjez e lëshoi fushën me lot në sy dhe dukej se lëndimi është i rëndë.
Martin Odegaard mund të marrë deri në gjashtë javë ose më shumë për t’u rikuperuar nga ndrydhja e kyçit të këmbës.
Kjo do të thotë se kapiteni i Arsenalit mund të jetë jashtë deri në mes të tetorit, gjë që do të ishte katastrofike për klubin.
Këtu është një listë e ndeshjeve që ai mund të humbasë deri atëherë.
Tottenham – Arsenal – 15 shtator
Atalanta vs Arsenal – 19 shtator
Man City vs Arsenal – 22 shtator
Arsenal – Bolton – 25 shtator
Arsenal – Leicester – 28 shtator
Arsenal – PSG – 1 tetor
Arsenal – Southampton – 5 tetor. /Telegrafi/