Site icon Telegrafi

Triumfojnë Hajvalia, Besa e 89-shi, barazim në Merdare

Hajvalia ka arritur të tregohet më e fortë se Prishtina në derbin e kryeqytetit të Kosovës.

Në takimin që është zhvilluar në Kishnic, Hajvalia ka shënuar fitore minimale 1:0 përballë Prishtinës.

Golin e vetëm vendasit e realizuan në pjesën e parë, kur braziliani Da Luz asistoi për Shkëlqim Pacollin i cili shënoi golin e vetëm në këtë takim.

Ndërkohë Gjilani ka arritur të marrë një pikë të madhe në udhëtim te Llapi duke barazuar 1:1.

Golin e vetëm mysafirët e shënuan në minutën e 21-të, ku pas një tollovie në zonë më së miri u gjend mesfushori Betim Haxhimusa që shënoi golin e tri pikëve.

Gjilani ishte afër të rikthehet me tri pikë nga ky udhëtim i vështirë, por mbrojtësi i vendasve Dardan Jashari shënoi në minutën e fundit të ndeshjes për barazimin 1:1.

Trepça ’89 ka arritur një fitore të thellë 5:1, ndaj Dritës. Kapiteni Shpëtim Idrizi shënoi dy herë, ndërsa Akimeni, Blerand Kurtishaj dhe Pepiqi realizuan nga një gol, kurse për Dritën golin e vetëm e shënoi Almedin Murati.

Fitore si vendase ka shënuar edhe Besa e Pejës që ka mposhtur Drenicën 3:1. Fetim Kasapi dhe Egzon Mulaj me dy gola ndihmuan pejanët t’i ndalin pikët në shtëpi.

Ndërkohë ndeshja mes Vushtrrisë dhe Lirisë së Prizrenit përfundoi në barazim 1:1. /Telegrafi/

Exit mobile version