5 vjeçari Triumf Murati nga qyteti i Tetovës është pjesëmarrësi i radhës në emisionin e fëmijëve TM kids.
Triumfi, me një energji shumë pozitive, me humor dhe i buzëqeshur, u përgjigj në pyetjet e gazetarit të portalit Telegafi Maqedoni.
Ai dëshmoi se është shumë energjik dhe kurioz.
Triumfi na tregoi se atij i pëlqen shumë qyteti i Strugës, ka dëshirë të luaj më lodra por në rast se i kërkohet edhe i ndan lodrat me të tjerët.
Ai u shpreh se kur të rritet dëshiron që të bëhet drejtues i anijeve e poashtu na tregoi dhe për pasionin e tij për veturat dhe motorat.
Për më tepër ju ftojmë të ndiqni videon e Triumfit.
Nëse dëshironi që edhe fëmija juaj të jetë pjesë e emisionit TM kids, kjo është vegëza për aplikim.