Skuadra basketbollistike e Rahovecit ka regjistruar fitore bindëse përballë Boreas (109-85), në përballjen e javës së 22-të të Superligës së Kosovës në basketboll.
Në ndeshjen e zhvilluar në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, ekipi që kishte epitetin e nikoqirit e nisi furishëm sfidën duke shënuar dhjetë pikë më shumë se kundërshtari në çerekun e parë (25:15).
Akoma më bindëse ishte paraqitja e vendasve në dhjetëminutëshin e dytë, në të cilin shënuan 18 pikë më shumë se ekipi nga Peja (34:16), për të shkuar në pushim me 28 pikë avantazh.
Në çerekun e tretë, Borea u përpoq të kthehej dhe shënoi vetëm një pikë më pak se kundërshtari (21:20).
Ndërkaq, në pjesëlojën e fundit, mysafirët luajtën më mirë (29:34), megjithatë epërsia ishte shumë e lartë dhe nuk mund të ndryshonin asgjë.
Pas kësaj fitoreje, Rahoveci numëron 34 pikë nga 12 fitore dhe dhjetë humbje dhe mban vendin e katërt në tabelë.
Nga ana tjetër, Borea është e parafundit në tabelë me 27 pikë, nga pesë fitore dhe 17 humbje. /Telegrafi/